E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderson Cooper: Jam gay dhe jam krenar për këtë (FOTO)

Share

Gazetari i njohur i CNN, Anderson Cooper, ka zbuluar homoseksualitetin e tij gjatë një interviste. Prezantuesi i CNN tha se ai nuk do që njerëzit të mendojnë se po fsheh diçka dhe shtoi se është krenar për atë që është.

45 vjeçari tha se ishte prekur nga zhvillimet e fundit siç ishte mbështetja që i bëri presidenti amerikan, Barak Obama martesave mes homoseksualëve. Ai deklaroi se shembulli i tij do u japë fund talljeve që u bëhen homoseksualëve.

Ai është një nga personat me profil më të lartë që bën publik homoseksualitetin, edhe pse mendohej se në qarqet televizive kjo gjë dihej.

Fakti është se unë jam gay, kam qenë gjithmonë, do jem gjithmonë dhe nuk mund të jem më i lumtur dhe më rehat me veten time. Gjithmonë kam qenë shumë i hapur dhe i ndershëm për këtë pjesë të jetës sime me miqtë, familjen dhe kolegët e mi. Jam krenar për këtë, tha Cooper.

Nuk jam aktivist, por jam një qenie njerëzore dhe nuk do do e lë pas gazetarinë, shtoi ai. Cooper tha se ka dashuruar dhe është i dashuruar. Shumë personalitete të ekranit e mbështetën këtë lëvizje të Cooper.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›