Kim Jong Un lejon picat dhe celularët në Korenë e Veriut
Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën një hap përpara në përpjekje të përmirësuar imazhin e tij duke zbutur disa ligje.
Mësohet se kanë nisur të lejohen gjithmonë e më shumë celularët, ndërkohë që femrat kanë nisur të mbajnë treçerekëshe dhe këpucë me taka të larta. Disa ushqime të ndaluara më parë si pica, patate të skuqura dhe hamburgerë do lejohen. Megjithëse këto produkte do jenë në treg, nuk dihet ende sa është përqindja e atyre që mund të përballojnë blerjen e tyre.
Fëmijët po lejohen më shpesh të bëjnë ekskursione dhe të vizitojnë kopshtet zoologjike.
Ekspertët thonë se Un po mundohet të kopjojë gjyshin e tij, i cili në vitet 70 kishte krijuar një ekonomi ku kishte ushqim për të gjithë, pasi vendi mbështetej nga Bashkimi Sovjetik.