Andi Bushati: Mero u godit nga Rezart Taçi dhe tre badigardët e tij
UPDATE 00.06 - Zbardhen rrethanat e ngjarjes se rende sot ne mbremje ne zonen e Bllokut ne Tirane. Andi Bushati, i cili ka qene ne shoqerine e Mero Bazes ne momentin e ngjarjes, tha per Shekullin se autor i dhunes eshte biznesmeni Rezart Taçi dhe tre badigarde te tij.
Sipas z.Bushati, Rezart Taçi ka qene ne lokal ne te njejten kohe qe aty jane ulur edhe grupi i gazetareve (Mero Baze, Andi Bushati, Arban Hasani).
'Me pas Taçi doli jashte dhe priti derisa dolem ne, - tregon z.Bushati, - Ai iu afrua Meros dhe e shau rende, me pas e qelloi .. Menjehere pas tij, tre personat qe e shoqeronin qe dukeshin si badigarde, nisen te qellonin mbi Meron si dhe sa mundnin.. E shtrine pertoke dhe kane vazhduar ta qellojne ne koke dhe ne trup per rreth 5 minuta..'
********************************************************
ORA 23.55: Sipas disa kolegeve te Mero Bazes qe kane qene me te ne momentin e incidentit, gazetari i njohur eshte qelluar nga nje biznesmen i njohur qe ka qene shpesh ne qender et kritikave te z.Baze.
Pritet ende konfirmimi zyrtar per identifikimin e personave, nderkohe qe kolegu qe ka qene me z.Baze ne lokalin ku ka ndodhur ngjarja, thote se personat qe kane sulmuar Bazen kane qene gjithsej kater.
Ne nje deklarim te pare per incidentin, drejtori i pergjithshem i policise Burgaj thote se z.Baze eshte goditur me mjete te forta ne koke dhe se aktualisht po merr mjekimin ne Spitalin Ushtarak.
********************
ORA 23:45 - Eshte ushtruar dhune sot ne mbremje mbi gazetarin Mero Baze. Burime te Rajonit numer 2 ne policine e Tiranes sapo konfirmuan per Shekullin se kane marre nje denoncim, nderkohe qe vete gazetari eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.
Nuk ka ende te dhena te qarta mbi rrethanat, por lajmi u konfirmua ne linje telefonike nga nje koleg i z.Baze qe ndodhej me te ne momentin e incidentit te rende.
Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne zonen e Bllokut ne kryeqytet. Priten hollesi te reja mbi ngjarjen