Berisha mirëpret pjesëmarrësit në Konferencën dyditore të Bankës Islamike për Zhvillim

Kryeministri Berisha ka dhënë një pritje në nder të pjesëmarrësve në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Bankës Islamike, e cila hap punimet dyditore nesër në Tiranë.
Gjatë kësaj pritje, shefi i ekzekutivit Berisha ka vlerësuar ndihmën që Banka Islamike për zhvillim dhe fondi i OPEC-ut i kanë dhënë Shqipërisë në 20 vitet e fundit.
Para investitorëve të huaj, kryeministri Berisha ndërkaq ka shprehur vullnetin e qeverisë shqiptare për forcimin e klimës së favorshme për biznesin në vend.
Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, përfaqësues të komunitetit të biznesit në Shqipëri, etj.