Andrea Grill dhe romani i saj per shqiptaret

Ose mesohesh qe heret ose nuk mesohesh dot me kurre te mos iu trembesh kufijve - kishte thene gjyshi yt. Dhe nuk eshte dicka qe e harron lehte. Te ti e dallon qe vendi yt ska kufij - me ke thene ne nje nga ditet e para sapo te kisha njohur. Sa fat qe ke nje fat pulsues e vezullues qe te ndricon rrugen ngado te shkosh. faredo qe te bejne me vone me ty nuk ta heqin dot ndjesine e mospasjes se kufijve - kishte thene ai.
Me keto fraza dramatike fillon romani Qaj e qesh i shkrimtares austriake Andrea Grill roman qe ne teresine e vet edhe pse nuk tematizon thjesht historine e nje dashurie rrefen aventuren midis dy te rinjve nje emigranti shqiptar dhe nje vajze te re austriake pothuajse adoleshente qe per shkak te kuriozitetit shpirtit te aventures dhe joshjes nga e panjohura perfshihet ne nje histori qe e ke veshtire ta definosh nese eshte histori dashurie aventure e provokuar nga kureshtja dhe habia para nje bote te panjohur apo nje pelqim qe nuk arrin te shnderrohet ne dashuri te njemendet.
Historia e rrefyer ne roman eshte ne te vertete dicka me shume sepse ne u rritem bashke shkruan autorja duke iu referuar dy protagonisteve te romanit te saj vajzes se re austriake dhe djaloshit shqiptar me emrin Galip Fitimtar - qe vetem fitimtar nuk eshte sepse ne kete jete nuk vijme per te qene as fitimtare dhe as heronj po thjesht qenie njerezore qe jetojne jetet e tyre.
Dallimi i pare esencial midis dy te rinjve theksohet qe ne frazen e pare te romanit kur autorja shkruan se Ose mesohesh qe heret ose nuk mesohesh dot kurre te mos iu trembesh kufijve. Kjo frike nga kufijte eshte dhe mallkimi qe e ndjek histiorine e ben ate dramatike dhe komike njekohesisht duke sjelle fundin e saj te pashmangshem.
Djaloshi Galip edhe pse ngjan me nje yll roku vjen nga nje bote me kufij te frikshem qe per dekada me radhe nuk kane kushtezuar thjesht izolimin gjeografik te nje shteti absurd po kane diktuar edhe kufij brenda shpirtit njerezor kapercimi i te cileve eshte po aq i frikshem sa kapercimi i kufijve shteterore te ruajtur me tela me gjemba breza te bute vdekjesjelles dhe karakolle te mbushur me ushtare vrases.
Jane keto kufij shpirterore te ngritur pandjeshem ne shpirtin e te riut shqiptar qe e bejne marredhenien here komike e here dramatike qe e ndrydhin historine e dashurise e ligeshtojne e shnderrojne ate ne nje barre te mundimshme sa secili prej te dy protagonisteve perpiqet ta shkarkoje diku e te clirohet prej saj.
Po te shkruaj ty i dashur dhe po kapercej keshtu kufirin e ndertuar dhe ruajtur me kujdes nga ti ne rrjedhen e ketyre viteve shkruan autorja. Dhe kete autorja e shkruan nga pozitat e vajzes austriake qe duke mos patur kufij brenda vetes merr persiper te tregoje jeten e tjetrit ashtu sic ajo e njeh ashtu sic ajo eshte konservuar ne memorien e saj. Problemi i kufijve i mureve jo vetem shteteror po edhe brenda nesh eshte nje problem i vjeter njerezor nje problem i lashte i qyteterimit. Me shume se njeqind vjet me pare ne vitin 1896 poeti grek Konstadin Kavafis ne poezine e tij te famshme Muret ka shkruar
Whith no consideration no pity no shame
Theyve built walls around me thick and high.
Autorja duke shembur muret ne rrefimin e saj duke shembur kufijte midis Asaj dhe Atij po nderkaq edhe gjithe kufijte e tjere kulturore etno-psikologjike nacionale arrin te ndertoje nje histori dhe nje portret jo vetem te ish te dashurit dhe ish-bashkeshortit por edhe te Shqiperise e te shqiptareve qe pas viteve nentedhjete me shembjen e kufijve politike dhe shteterore u ballafaquan me Perendimin e enderruar me qyteterimin europian qe ne shpirtrat e njerezve kishte mbijetuar si nje iluzion i perkryer ne procesin e idealizimit te vazhduar por qe gjithashtu kishte sherbyer edhe si faktor mbijetese ne epoken e erret te diktatures.
Objekt te tematizimit te romanit eshte i riu shqiptar qe pas tri perpjekjeve te deshtuara ne perpjekjen e katert arrin te kaloje kufijte dhe te mberrije ne token e enderruar ne ate toke ku dhe gjyshi i tij pati marre arsimimin dhe dicka prej kultures europiane dhe ku djaloshi Galip priste te realizonte endrren e tij. Por ne shtetin e huaj ai ballafaqohet edhe me zhgenjimin e pare sepse kjo bote iluzive dhe shkelqyese nga jashte nuk eshte aq miqesore dhe aq mikpritese sa ceshte perfytyruar.
Perkundrazi Europa e sapocliruar nga ankthi i luftes se ftohte nuk ndjehet pergjegjese per dramen lindore edhe pse kerkon te jete ne rregull me ndergjegjen e vet perpiqet ta lehtesoje disi dramen e individeve nga Lindja qe kane braktisur vendet e tyre dhe ikin nga syte kembet ne kerkim te endrres europiane.
Skena melodramatike kur i riu shqiptar kercenon se do te hidhet nga ura nese e kthejne mbrapsht andej nga ka ardhur nuk trondit gjykatesit e ftohte as zyrtaret e akullt te shtetit por e nxit adoleshenten austriake ti afrohet me pas dhe ti lere ne dore nje kartevizite me numrin e telefonit edhe pse gjate skenes asaj me shume i ka terhequr vemendjen nje emigrant rus qe as kujtohet ti hedhe syte vajzes qe e veshtron me zemer te dridhur. fare ka menduar vajza e re austriake kur i riu shqiptar Dalip kercenonte se se shpejti do te hidhej nga ura
Se shpejti. Kur eshte se shpejti Kur ndodh se shpejti Nga ura drejt e ne lume - the. Une te dhashe numrin tim te telefonit qe te mund te me telefonoje. E pastaj do te vija te te jepja lamtumiren duke te pershendetur me dore shkruan Grill.
Duket si nje qendrim cinik i nje casti dramatik por me pas ndergjegjja e saj alarmohet paprimtas zgjohen ndjenja te cuditshme qe kristianizmi i ka ngulitur thelle ne ndergjegjen e Europes se vjeter me doktrinen e vet te Shpetimtarit madje edhe kur ky qytetar europian nuk eshte nje besimtar tradicionalist. Autorja nga ana e vet mban nje qendrim disi me egoist cka ne te vertete shpreh qarte mentalitetin e sotem te Europes.
Por nga kush donim tju shpetonim Pyetje me vend kjo. Pikesepari donim te shpetonim veten nga vrasja e ndergjegjes nese nuk do tia dilnim dot tju shpetonim shkruan Andrea Grill ne romanin e saj.
Nga ky moment fillon dhe historia e rrefyer ne roman i shkruar ne forme letrash te gjata per ish-te dashurin dhe ish-bashkeshortin shqiptar nje martese e kushtezuar nga rrethanat dhe perpjekja per te ndihmuar njeriun e dashur qe te realizoje endrren e tij te behet shtetas austriak. Por ne diten e marteses atehere kur ciftet e dashuruar betohen per perjetesi vjen edhe paralajmerimi shokues kjo martese nuk duhet te krijoje iluzione.
Dhe ne fakt kjo martese shperbehet ne castin kur Galipi me ne fund merr ne dore pasaporten austriake ne castin kur ai behet shtetas i lire i Europes se lire i Europes pa kufij.
Romani Qaj dhe qesh i Andrea Grill eshte ndare ne tri pjese ne dy pjeset e para autorja rrefen historine me referenca te fuqishme ne realitet aq sa vete romani ngjan me nje metafiksion ndersa ne pjesen e trete kemi nje kapitull te shkruar ne forme letre me autor Galipin personazhin shqiptar te romanit kapitull qe provon se ne fund te fundit te gjithe jemi njerez dhe pavaresisht diferencave ndryshimeve etnokulturore e socio-politike prape duhet ta vleresojme e ta cmojme njeri-tjetrin si njerez.
Romani eshte kompozuar ne forme kapitujsh te shkruar ne vende te ndryshme qe autorja i perdor si pika referencialiteti nje manastir ne Suedi Hotel Grand ne Upsala apo edhe nga nje garsoniere ku autorja jeton me qira ne Gjenove.
Kjo diference gjeografike ne nje fare menyre ben dhe diferencen midis kapitujve te romanit midis versioneve me te cilat rrefehet historia sepse nuk mund te rrefesh njesoj me te njejten drite me te njejtat ngjyra e me te njejtin ritem nga oda e vetmuar e nje manastiri te lashte qe perdoret si hotel sic rrefehet nga nje dhome luksoze e Hotelit Grand ne Upsala apo nga garsionera e ngushte me fqinjin problematik qe ben jeten e tij si nje i huaj pa dashur tia dije se kush jeton ne banesen ngjitur pa dashur tia dije se e kujt eshte koka qe shfaqet ne dritaren qe bije mbi oborrin e tij. Ky diversitet gjeografik pozicionesh ne harte duket se ka imponuar edhe diversitetin e shkrimit te historise diversitetin e veshtrimeve te realitetit ne roman qe ne fund te fundit definohet me shtrimin e nje serie pyetjesh dramatike Kush jemi ne kush jam une dhe kush je ti
Autorja duke rrefyer me nje stil te lirshem dhe nepermjet nje faktografie te pasur te kujton deri diku romanet e Amos Oz ne vecanti romanin Majkelli im qe e projekton historine nepermjet fakteve te zakonshme e ne duke te rendomte por qe ne te vertete jane elemente dominues te historise se cdo jete njerezore.
Dhe mjeshteria e shkrimit eshte qe te rrefesh historine e zakonshme ne menyre te jashtezakonte te crendomesosh realitetin e rendomte te shnderrosh faktin jetesor ne fakt artistik pervojen jetesore ne realitet estetik.
Gjate leximit te ketij Romani vazhdimisht te imponohet pyetja ku eshte kufiri midis dokumentit dhe tekstit artistik faktografise dhe fiksionit botes reale dhe imagjinates Mirepo ne kerkim te pergjigjes per kete pyetje ndersa lexoja romanin dallon menjehere aftesine e shkrimtares qe sic ndodh ne cdo krijim artistik te mirefillte i absorbon te gjitha pervojat jetesore dhe i transformon ato ne faktografi artistike cka perben dhe nje vlere te dukshme nje vlere te cilesuar te ketij romani.
Grill ia ka dale me se miri ketij misioni te veshtire te krijimit artistik duke na dhuruar ne lexuesve te saj nje roman qe lexohet me kuriozitet dhe kenaqesi deri ne fjaline e fundit. Ne vecanti nga ne qe jemi shqiptare e qe nepermjet historise se Galipit gjejme te rrefyer historine tone moderne dramat tona ekzistenciale strukturen tone mentale vizionet dhe ndjeshmerite tona trashegimine tone pozitive dhe negative anet komike dhe dramatike te karakterit tone - te gjitha keto te shkruara pa mendjemadhesine dhe arrogancen tone tipike por me thjeshtesine dashurine dhe inteligjencen e nje shkrimtareje qe me te vertete i cmon dhe i do shqiptaret dhe fale kesaj dashurie ju dhuron atyre njerin prej romaneve te saj me te bukur.
Autorja
Andrea Grill 1975 studimet i kreu ne Salcburg Austri ndersa doktoraturen per
biologji ne Universitetin e Amsterdamit. Ka botuar ne gazeta e revista poezi si
dhe nje sere esesh dhe tregimesh. shte autore e tri romaneve si dhe e nje
permbledhjeje me tregime.
Andrea Grill eshte njekohesisht perkthyese e letersise shqipe ne gjermanisht.