E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Britanike sqaron procedurat per vizat

Ambasada Britanike ne Tirane sqaron procedurat e leshimit te vizave per qytetaret shqiptare. Ne nje njoftim derguar te gjitha medieve dje Ambasada e Britanise shpjegon se leshimi i vizave kalon neper nje procedure standarde pasi te jene dorezuar dokumentet e kerkuara.


Mbreteria e Bashkuar eshte e lumtur te mireprese udhetare nga Shqiperia dhe ka leshuar mbi 6 300 viza per shqiptaret vitin e kaluar. Rregullat jane te forta por te drejta dhe zbatohen ne menyre te barabarte per cdo person i cili aplikon per vize ne Mbreterine e Bashkuar. Te gjithe aplikantet duhet te dorezojne nje numer dokumentesh te caktuar per ti treguar oficerit te vizave se ata i permbushin kriteret - thekson ambasada.


Sipas saj cdo aplikim trajtohet ne menyre individuale dhe ne mungese te ndonje dokumenti ne momentin e pare te aplikimit personit i kerkohet ta shtyje ate deri ne plotesimin e te gjitha dokumenteve. Aktualisht perpunojme 98 te aplikimeve te drejtperdrejta aplikime qe nuk kane nevoje per intervista te metejshme brenda afatit 15 ditor dhe marrim shume pak ankesa nga aplikantet per procesin kerkesat ose vendimin perfundimtar per vize - vijon ambasada.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›