Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/e.i/a.f/r.e/