Andrey Arshavin, i dehur i bërë "drrasë"

Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin quhej nga trajneri i tij Arsene Wenger si një lojtar top profesional. Por kjo video në vijim pasqyron më shumë për profesionalizmin e yllit të futbollit rus.
Arshavin është parë i dehur i bërë tapë në një nga lokalet e natës në Londër. I shoqëruar nga një shok i tij rus, Arshavin mezi qëndronte në këmbët e tij pasi kishte pirë shumë në një diskotekë.
Arshavin i shante në gjuhën ruse anëtarët e sigurimit, ndërsa ata nuk reagonin ndaj tij duke e parë se në çfarë gjendje ishte.