UEFA i bën jehonë Kombëtares së femrave: Shqipëri e pamposhtur!
Shkrimi
Kualifikimi mbresëlënës i Kombëtares shqiptare të femrave ka bërë jehonë. Është vetë institucioni më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, ajo që e ka promovuar këtë sukses të vajzave kuqezi nëpërmjet një shkrimi në faqen e saj zyrtare Uefa.com. Artikulli jep një kronologji të ecurisë së deritanishme të Kombëtares e femrave, duke thënë se pavarësisht se deri para debutimit të saj në fazën paraeliminatore në Maltë, Kombëtarja kishte zhvilluar vetëm disa miqësore me Maqedoninë edhe Malin e Zi, ajo nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri sot ka dalë e pamposhtur. Edhe në eliminatoret e zhvilluara në ishullin mesdhetar Shqipëria mori dy fitore (kundër Letonisë dhe Luksemburgut) dhe një barazim (me Maltën), duke koleksionuar 7 pikë dhe duke siguruar kualifikimin për në eliminatore.
UEFA i bën jehonë Kombëtares së femrave: Shqipëri e pamposhtur! burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email