E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anduel Xhindi emërohet prefekt i Fierit, Evis Allushi i Vlorës

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshime në drejtimin e prefekturave të qarqeve Fier dhe Vlorë.

Me vendim të posaçëm, u lirua nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko, ndërsa në këtë post u emërua Anduel Xhindi.

Po ashtu, qeveria vendosi edhe lirimin nga detyra të Plator Nesturit, i cili mbante funksionin e prefektit të Qarkut të Vlorës, duke emëruar në vend të tij Evis Allushin.

Vendimet e Këshillit të Ministrave hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›