E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anemike, 19% e femrave shqiptare

Plot 19% e femrave në vendin tonë dhe 5% e meshkujve janë  anemikë. Të dhënat vijnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sëmundja është prezente edhe te fëmijët. Rreth 17% e tyre në moshën 6-9 muajsh kanë nivele anemie, përfshi këtu 11% e fëmijëve që janë anemikë mesatarë. Sipas specialistëve, anemia ulet sa më shumë rritet niveli i edukimit të nënës. Sa i përket femrave në moshë të rritur, 16% e tyre konsiderohen anemike mesatare, ndërsa 3% e tyre kanë anemi të moderuar. Anemia sipas mjekëve nuk duhet neglizhuar, pasi ka pasoja për shëndetin. Sëmundja e anemisë në vendin tonë është më e përhapur në zonat rurale, se ato urbane. Femrat vuajnë më shumë se meshkujt prej saj dhe mjekët këshillojnë analiza të shpeshta të gjakut për të kontrolluar sëmundjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›