E Diel, 1 Nëntor 2026

Anetaresimi i Gjermanise ne KS Vestervelle lobon ne Nju Jork



Gjermania kandidon per nje vend jo te perhershem ne pultin komandues me rendesi per politiken e sigurise te bashkesise nderkombetare dhe per kete arsye ministri i jashtem gjerman Guido Vestervelle del para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Ceshtje te tjera qe do te diskutohen disa jave me vone jane edhe carmatimi Lindja e Mesme dhe Irani. Do te jete nje gare me rezultat te ngushte tha ministri i Jashtem Vestervelle per kandidaturen gjermane ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Gjermania kandidon per nje vend jo te perhershem ne pultin komandues me rendesi per politiken e sigurise te bashkesise nderkombetare. Pak jave para zgjedhjes se anetareve te rinj Vestervelle e shfrytezon Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork per te mbledhur vota ne menyre intensive Gjermania eshte nje paguese e forte e kontributeve ne Kombet e Bashkuara. Ne konsiderohemi nje vend ku mund te mbeshtetesh me siguri dhe nje vend shume i parashikueshem ne veprimet e tij per sa i perket politikes sone te jashtme. Per sa na perket neve dihet se ne respektojme nje kulture te permbajtjes ushtarake por qe njekohesisht edhe e dime se vetem se bashku mund te bejme dicka per mbrojtjen e klimes.

Mundesite

Me 12 tetor 192 ambasadoret e OKB-se do te votojne ne zgjedhje te fshehta dhe cdo vote eshte me rendesi te vecante. Mbeshtetje te madhe per Gjermanine Vestervelle sheh ne Afrike Amerike Latine dhe Azi. Qekur kam ardhur ne post ne punojme qe te kemi sukses me kete kandidim. Ne jemi optimiste edhe nese gara do te jete e ngushte dhe ne nje kohe kur kemi dy bashkekonkurrente shume te forte. Kanadaja dhe Portugalia duan gjithashtu qe te futen ne vitin 2011 ne KS te OKB-se per tri kandidatet ka vetem dy vende ne grupin Europa Perendimore dhe te tjere. Akoma nuk eshte e qarte se kush mund te dale i humbur Kanadaja eshte nje peshe e rende ne Kombet e Bashkuara dhe Portugalia vepron me guximin e nje vendi te vogel qe vepron me besim ne vetvete dhe pa frike nga peshat e renda.

Ndikimi

Qe dy vende europiane konkurrojne me njeri-tjetrin ky konsiderohet konstelacion i pafat por tani kjo nuk mund te ndryshohet. Ambiciet e Gjermanise jane per nje anetaresi ne KS cdo tete vjet se fundi ne tryezen e 5 te fuqishmeve SHBA-ve Rusise Kines Frances dhe Britanise se Madhe Gjermania e pa veten ne vitin 2003/2004. Per aq kohe sa nuk kryhet nje reforme e KS te OKB-se nje vend jo i perhershem ne KS eshte mjeti rrethanor per Gjermanine per te ushtruar ndikimin me te madh ne OKB.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›