E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Zeqo si Obama Yes we can



Me 14 qershor te vitit 1933 Skenderbeu me trajner Qemal Omarin u shpall per here te pare dhe te vetme ne 58 sezonet e Superliges ku ka marre pjese kampion i Shqiperise. Me 14 maj te vitit 2011 Skenderbeu me president Agim Zeqon dhe trajner Shkelqim Mucen synon ti jape Korces plake apo Parisit shqiptar titullin e dyte pas 78 vjetesh. Nje mision i veshtire por qe me investimet e jashtezakonshme me te medha ne historine e klubit grupin e lojtareve midis te cileve jane dhe 9 lojtare te huaj trajnerin me mentalitet kampioni Shkelqim Mucen duket se do te jete nje realitet. Gazeta Albania kontaktoi me presidentin e nje prej klubeve me te vjeter ne Shqiperi Agim Zeqon i cili ritheksoi objektivin e madh titullin kampion pjesemarrjen e Skenderbeut ne kompeticionet europiane. Nje rrefim i sinqerte i Zeqos nje tifozi te Barcelones e te Brazilit por qe kenaqesine me te madhe ndoshta nuk ja jep as biznesi i tij nder me te suksesshmit ne vend eshte perfaqesuesi ekskluziv i Red Bull-it dhe nje game te gjere artikujsh por shpallja kampion e skuadres se qytetit te tij. Yes we can - thote Zeqo ne versionin e sloganit te fushates se presidentit amerikan Barak Obama. I kemi te gjitha. Trajnerin lojtaret tifozet. Presidenti i pijes Demi i kuq Red Bull por dhe i tifozeve Ujqerit e debores rrefen strategjine e tij. Lojtare te mire qytetare te denje profesioniste te vertete...

Zeqo le ta nisim nga nje pyetje e thjeshte. Cili ishte motivi juaj per tiu perkushtuar futbollit pasioni apo ndjesia si biznesmen
Jam nje i dashamires i hershem i futbollit. Dikur ne rinine time kam luajtur futboll me te rinjte e Skenderbeut. Trajneri im i asaj kohe ka qene Teodor Lubonja. Futbolli eshte nje pasion i imi. E ndjek jashtezakonisht. Per te qene i sinqerte futbollin shqiptar nuk e kisha ndjekur pas viteve 1990 deri ne diten qe bashke me disa miq te mi vendosem te kontribuonim financiarisht te Skenderbeu. Nga ana tjeter futbollin nderkombetar e kam ndjekur ne vazhdimesi ne keto vitet e fundit duke mos munguar ne evenimentet me te medha pershire ndeshje apo finale te Liges se Kampioneve takime te Kampionateve Boterore apo Europiane apo dhe derbet me te medhenj te skuadrave europiane.

Pavaresisht se eshte nje nga skuadrat me te vjetra ne Shqiperi madje pjesemarrese ne kampionatin e pare ate vitit 1930 Skenderbeu nuk ka mundur te fitoje gjate 80 viteve te historise se tij dhe 71 kampionateve te zhvilluara vecse nje titull pikerisht ne vitin 1933 77 vjet me pare. Perse vendoset te inverstonin te Skenderbeu
Per te thene te drejten kur vendosem ta merrnim ishte nje kerkese sa e qytetareve korcare por edhe disa miqve me nje pozite caktuar e qe kane detyrime ndaj qytetit. Se pari do ta konsideroja nje investim sa financiar aq dhe nje detyrim individual te perziere edhe me nje emocion te natyrshem per te kontribuar ne vendlindje. Nuk e konsideroj vetem nje angazhim per ta ndihmuar ekipin e qytetit tim. Eshte e vertete qe Skenderbeu eshte nje nga skuadrat e tradites ne Shqiperi por dhe qe nuk ka pasur ato rezultate qe te gjithe do te deshironim te kishim.

Skenderbeu ka pasur nje histori futbolliste me luhatje here midis elites dhe here te inferioret...
Me aq sa e njoh historine e futbollit korcar ka disa arsye. Edhe nje here qe ka pasur mundesi te fitoje kampionatin ne sezonin 1976-1977 kampionati ndryshoi skemen ne zhvillim e siper duke e ndryshuar nga dy ne tri faza vetem e vetem qe Skenderbeu te mos e merrte kampionatin. Ne ate kampionat doli i dyti me 40 pike Dinamo e pare 44. 12 skuadra midis tyre 32 ndeshje. Ne vitet e tjera pavaresisht se skuadra korcare ka pasur dhe ka nxjerre lojtare te talentuar e qe kane marre pjese edhe ekipin Kombetar nuk ka mundur te fitoje. Pas viteve 1990 duhet ta pranojme se ka qene nje ekip modest me ece-jake ne sa ne Kategorine Superiore aq me rikthime ne Kategorine e Pare. Do ta konsideroja nje periudhe ku Skenderbeu gjithmone ka dhene maksimumin per te mbijetuar ne Superlige. Ne fakt dukej se ekipi ishte lene pas dore. Kjo ndoshta ka te beje edhe me filozofine dhe mentalitetin e skuadres duke mos qene nje natyre agresive ne sensin e ambicieve. Nje skuader qe te luaje fort si brenda ashtu dhe jashte fushes.

Ne daljen e pare publike qe ka bere grupi i biznesmeneve dhe aktoreve te tjere qe mbeshtesin Skenderbeut premtuat se do ta mbanit skuadren ne Kategorine Superiore gjate sezonit te kaluar gje qe e arritet pas ndeshjes se plejofit me Kamzen.
Ne fakt kur ne vendosem te investonim te Skenderbeu situata ishte shume e veshtire. Pyeta disa miq te mi te cilet kishin njohuri te mira per futbollin pasi une personalisht nuk kisha nje ide te qarte si ishte organizuar futbolli shqiptar me thane se ishte e pamundur qe me kontingjentin e lojtareve qe kishte Skenderbeu ne ato momente te mbijetonte ne Superlige. Fati yne ishte se nuk ishim vetem ne ne nivel te dobet sezonin e kaluar por dhe disa ekipe te tjera. Me afrimin e disa lojtareve te rinj ne ditet e fundit te merkatos duke i krijuar skuadres edhe besimin e munguar e duke i dhene nje energji te re ia dolem ta kalonim situaten e veshtire. Po te ishim treguar pak me te kujdesshem nuk do ta kishim zgjidhur me ndeshje pjejof.

Sezonin aktual e niset me investime njerezore shume serioze. Punesuat trajnerin kampion ne fuqi Shkelqim Mucen kater kampionate te fituar nga ai 3 me Tiranen e 1 me Dinamon. A i keni vendosur si objektiv Muces dhe lojtareve fitimin e titullit kampion nisur dhe nga rezultatet e mira te kater javeve te para
Ne fakt une dhe bashkeinvestuesit e tjera jemi munduar qe ne keto vite ne fushat e biznesit tone te jemi ne pararoje dhe te suksesshem. Nuk do te ishte ne logjiken e punes sone qe te mbeshtesnim financiarisht nje ekip dhe te mos kerkonim te ishim ne ekipet e kreut apo kampion. Nese sezonin e kaluar ne ishim te detyruar edhe nga kushtet specifike ne te cilen ndodhej skuadra sa per ta permendur si fakt ne ishim kampion te fazes se trete. Ky sezon eshte i hapur dhe nis me nje start te barabarte per te gjitha ekipet. Ne do te bejme maksimumin qe te jemi ne krye te ketij kampionati. Ne futboll nuk mjafton vetem angazhimi financiar por dhe performanca e lojtareve madje kjo e fundit eshte thelbesore pasi jane futbollistet qe luajne ne fushe. Nuk duhet te harrojme se ne futboll duhet dhe pak fat. Topi eshte i rrumbullaket.

Skenderbeu i ngjan nje Interi te vogel per nga numri i lojtareve te huaj. Eshte skuadra qe ka me shume futbolliste te huaj ne kampionat 9 te tille kur rivalet e tjera maksimumi kane nga 7 apo dhe 1 si Teuta. Kroate serbe maqedonas madje dhe argjentinas. Nje skuader shumekombeshe.
Futbolli pervecse eshte nje shfaqje eshte shnderruar edhe ne nje biznes. Kjo filozofi ne bote funksionon prej kohesh. Shembujt jane te pafund. Ka ekipe qe skane jo vetem lojtare nga qyteti qe i perkasin por dhe nga vendi i tyre. Ky nuk perben me nje problem. Vetem ekipi Kombetar eshte skuadra me lojtare te gjithe te nje kombi. Klubet qe nga me te parendesishmit e deri te me te medhenjte funksionojne me parime biznesi. Nje ekip ambicioz nis me nje trajner te tille. Dhe ne zgjodhem ate qe ishte me i miri ne vend per momentin. Shkelqim Mucen. Ai pati te gjithe lirine e duhur te perzgjedhjes per ndertimin e nje ekipi kompetitiv. Kushti i vetem ndaj tij ka qene prania e disa lojtareve korcare dhe per fat edhe kapiteni eshte korcar Shkembi. Si klub jemi te orientuar me shume te futbollistet sllave pasi futbolli ballkanas eshte me i afert me futbollin shqiptar. Ketu luhet me shume fizikisht dhe kerkon me shume pergatitje atletike pasi dhe terrenet sportive nuk te japin shume mundesi per nje futboll me karakter te paster teknik. Besoj se kemi bere zgjedhjet e duhura.

Jeni shfaqur me profilin e nje presidenti modern. I qarte dhe i hapur me mediat i bute dhe aspak ndeshkues me lojtaret por dhe kerkues ne rezultate. A mendoni se kjo eshte strategjia e duhur e nje presidenti per te arritur te objektivi i madh titulli kampion
Per te qene i sinqerte edhe mua me djegin humbjet ashtu sic me gezojne pa mase fitoret. Gjithsesi se pari une kerkoj argumentet dhe faktoret se pse nje ndeshje e caktuar rezultoi me deshtim. Nese do ti referohesha te vetmes humbje ne kete sezon asaj me Shkumbinin ne Peqin 3-1 ajo pasqyroi dy pamje nje fillimloje me te mire per ne dhe me pas ndeshkimin me tre gola nga ana e kundershtareve te cilet shfrytezuan gabimet tona. Argumente qe i kam deklaruar me pare dhe ne media te tjera. U penalizuam nga gabimet tona dhe mungesa e finalizimeve. Ne lidhje me arbitrat te gjitha palet kemi rene dakord per perzgjedhjen e tyre dhe duhet te pranojme gjykimin e tyre. Persa i perket natyres sime te cilen ju e cilesuat te bute dua te theksoj se si president une ndjek parimet qe zbatoj edhe ne biznesin tim. Marredhenie luajale me partneret. I shoh lojtaret si qytetare dhe i gjykoj ata ne baze te logjikes. Nuk do te me pelqente te kisha ne skuader futbolliste qe shkelin disa parime te cilat i konsideroj bazen ne jeten time. Ne kundert e falenderoj per lojen qe ben por e largoj per sjelljen e tij. Ketu nuk ka drame.

Skenderbeu ne kater javet e para ka luajtur ne nje fare menyre ne transferte nisur dhe nga fakti se ndeshjet e shtepise i keni zhvilluar ne Pogradec. Ajo qe bie ne sy eshte numri shume i madh i tifozeve korcare qe e kane ndjekur skuadren ne Pogradec. Po perjetohet ndryshe tani futbolli ne Korce
Korca edhe per shkak te tradites eshte nje qytet shume futbolldashes pavaresisht se entuziazmi here ka qene teper i zjarrte dhe here teper i ftohte. Gjithsesi si ne cdo qytet tjeter Korca i ka pasur ultrasit e saj. E verteta eshte se sportdashesve u ka munguar nje ekip me pretendime per titull te krenoheshin me te. Sa kohe qe nuk e kane pasur nje te tille vetem ata qe ishin ultra nuk e kane braktisur ate. Sot ata kane kuptuar se ata kane nje ekip kompetitiv. Ndjejne me shume per te. Secili e ndjen se ka nje detyre morale per te bere. Jane lojtari i 12-te. I pergezoj per mbeshtetjen qe kane dhene. Ka tifoze qe edhe shpesh nuk i kane mundesite financiare e kane gjetur mundesine per ta ndjekur ekipin. Mezi presin te luajme ne shtepi.

Investimet e kane ndryshuar pamjen e stadiumit te Korces.
Ne stadium nuk ishte investuar prej kohesh ne gjera thelbesore. Tribuna ishte shume e vogel nderkohe qe mungonin shume aksesore te tjere per nje impiant normal. Me investimet e kryera nga Bashkia e qytetit por dhe grupi i biznesmeneve qe mbeshtet ekipin stadiumi tashme i ploteson kriteret minimale te kerkuara nga UEFA. Eshte i vetmi stadium ne Shqiperi me piste olimpike. Tani ka dhe sistem ndricimi plus nje tribune te madhe e nje seri ambientesh ne sherbim te skuadrave gjyqtareve por dhe sherbimesh e qe jane stadiumet tipike ne Europe. Jo vetem tifozet por dhe une mezi pres perurimin e tij ne ndeshjen me Tiranen.

Nese Skenderbeu te pakten me performancen e tanishme do te marre pjese ne kompeticionet europiane Ligen e Kampioneve apo Ligen e Europes a do te mund te zhvillohej ndeshja nderkombetare ne ate stadium
Besoj se po. Stadiumi i ploteson kriteret minimale te kerkuara nga UEFA. Pretendimet tona jane per te dale kampion dhe me kete synim kemi investuar. Natyrisht qe ka dhe ekipe te tjera ne kampionat te cilat dhe ato kane pretendimet e tyre. Pervec lojes se mire duhet te na ndjeke dhe pak fati. Sido qe te ndodhe Skenderbeu do te jete sezonin e ardhshem ne kupat e Europes. Ky nuk do te ishte vetem mbajtja e nje premtimi te dhene por dhe justifikimi i nje investimi te kryer. Duhet te jemi te qarte per kete. Futbolli eshte si nje biznes tani. Duhet te korresh frytet e tij.

Skenderbeu konsiderohet kete sezon si nje nga skuadrat me te pasura financiarisht...
Une do ta konsideroja se kete edicion te Skenderbeu eshte hedhur me shume para. Dinamo investon prej kohesh Flamurtari ka financuar po shuma te medha e prapa nuk mbetet as Shkumbini. Edhe Tirana besoj se shume shpejt do tu rikthehet fuqishem financimeve.

24 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›