E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut/ Kovaçevski: Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se objektivi i vendit është që të anëtarësohet në BE deri në 2030. Ai tha se qeveria ka marrë vendim për krijimin e një strukture për negociata për anëtarësimin e vendit në BE për të ecur më shpejtë me hapat

“Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është realist dhe i arritshëm. Dhe jam shumë i bindur se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e zgjerimit të ardhshëm të Unionit. Do të punojmë gradualisht që vendi ynë të jetë i barabartë me të gjitha vendet anëtare”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski i bëri gjithashtu thirrje opozitës që të përfshihet dhe të ndihmojë këtë proces në mënyrë që të mund të përfundojë sa më shpejt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›