Escobar: Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në BE, s’ka alternativë tjetër

“Ballkani perëndimor e ka vendin në BE dhe se unioni duhet të ndihmojë në përgjigjen e krizës ekonomike duke bëtë integrimin ekonomik të rajoni”, kështu u shpreh i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni.
Ai tha se vendet e BE duhet të punojnë për të ecur para me integrimin, por që sipas tij disa prej tyre nuk po [përmbushin fare detyrimet.
“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre. Nuk kemi nevojë për një strategji të re integrimi. Duhet të investojmë dy herë më shumë energji në zbatimin e strategjisë që kemi tani”, tha Escobar.
/rtsh.al/