E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anëtarësimi në BE/ Shqipëria hapa përpara, përmirësime në legjislacion

Një vit pas nisjes konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE së për anëtarësimin në Bashkimin Europian, vendi konsiderohet se ka bërë hapa përpara dhe bilancet janë tepër inkuarjuese për proceset e anëtarësimit.

Megjithatë, një publikim i fundit i zyrtarëve europianë thotë se ka ende hapësira për përmirësim.

Legjislacioni që ka nevojë për ndërhyrje është ai i prokurimeve publike, ku duhen përfshihen parimet e përgjithshme të transparencës, trajtimit të barabartë, konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit.

Sa i përket fushës së statistikave kërkohet të ndërtohet një infrastrukture statistikore e bazuar në parimet e paanshmërisë, besueshmërisë, transparencës, konfidencialitetit të të dhënave individuale dhe shpërndarjes së statistikave zyrtare.

Në legjislacionin për korntrollin financiar është kërkuar miratimi i kornizave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, bazuar në parimin e llogaridhënies së decentralizuar menaxheriale.

Për legjislacionin rreth Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë thuhet se politikat e BE-së synojnë të ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej Bashkimin si një zonë lirie, sigurie dhe drejtësie.

Ndërsa, në legjislacionin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore thuhet se politikat e BE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore synojnë të krijojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›