E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaresimi ne BE e permiresimi i kapaciteteve parlamentare

Po zhvillohet ne hotel Sheraton tryeza per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Ne qender te tryezes jane permiresimet e kapaciteteve parlamentare ne kuader te procesit te integrimit te vendit.

Ne fjalen e tij perfaqesuesi i ministrise se integrimit Edmond Hoxha ka theksuar se shpeshhere hasen probleme ne organizimin e komisioneve te integrimit duke mos pasur edhe kordinime mes ministrise dhe ketyre komisioneve.

Duhet nje kordimim me i mire mes komisionive te integrimit dhe ministrise se integrimit dhe shpeshhere lajmerohemi shume vone per te marre pjese ne to theksoi Hoxha.

Ai gjithashtu theksoi se ekspertet e ministrise se integrimit kane hasur shpeshhere probleme ne komisione pasi sipas tyre diskutohet me teper ne rrafshin politik se sa ne rrafshin profesional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›