Vrasja e pronarit te pikes se lotos. Mata u vra per borxhin 1 mln leke
TIRANE- Duhej te paguante nje milion leke te vjetra borxhliu vret pronarin e pikes se basteve dhe plagos kusheririn dhe shokun e tij. Policia arreston autorin e krimit nje ore pas ngjarjes Kamze ndersa ai tentonte te largohej per tu fshehur tek disa te aferm te tij. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth ores 1500 ne nje bllok pallatesh prane ktheses se Kamzes te njohur me emrin pallatet e malajzianit kur Ferat Skacaj goditi disa here me thike ne bark Murat Maten 40 vjec banues ne kete zone duke e lene te vdekur. Po ashtu Skacaj qelloi me thike dhe la te plagosur rende kusherinjte e viktimes Petrit Maten djali i xhaxhait te Murat Mates ndersa u plagos shoku i tij Dritan Murati.
Policia arriti te ndalonte autorin e dyshuar te ngjarjes Ferat Skacajn te fshehur ne nje godine konvikti te Universitetit Bujqesor Instituti Bujqesor ne Koder Kamez. Policia i bllokoi autorit te dyshuar te krimit armen me te cilen mendohet te jete kryer vrasja ne afersi te komleksit te pallateve. Autori i krimit iu dorezua policise pa ndonje rezistence dhe pa iu folur atyre asnje fjale mbi ngjarjen. Shkak per konfliktin mesohet te jete bere pamundesia e autorit te dyshuar te krimit per te shlyer borxhin ndersa ishte i papune dhe jetonte ne gjendje te rende ekonomike ne nje banese prane kompleksit te malajzianit ne drejtimin verior te ketyre pallateve matane hekurudhes se trenit.
Vrasja
Per shkak te borxhit te prapambetur te Ferat Skacajt ndaj Murat Mates ata kishin lene nje takim se bashku dy dite me pare dhe duhej te takoheshinn pikerisht prane Kompleksit te Malajzianit ku edhe kishte piken e tij te basteve Murat Mata. Sipas burimeve te policise nje nga te plagosurit i ka treguar atyre se Murati i kishte kerkuar Feratit te takoheshin per te sqaruar mundesine e shlyerjes se shpejte te borxhit pasi sipas pretendimeve kohet e fundit ai po iu shmangej atyre dhe per me teper po i mashtronte. Sapo jane takuar dje ne mesdite Skacaj i pohoi Muratit se nuk kishte para per te paguar borxhin por se po perpiqej tia paguante. Pas ketij pohimi mes tyre nisen debatet dhe ndaj Skacajt tre personat nisen te ushtronin dhune duke e qelluar dhe e goditur me sende te forta dhe grushte.
I gjendur ne rrethana te tilla ai nxori nje thike qe mbante me vete duke ua ngulur agresoreve te tij. I pari qe u gjend ne balle te goditjeve qe pikerisht pronari i pikes se basteve i cili mori disa goditje me thike ne bark. Me pas mbeti i plagosur edhe kusheriri i afert i tij Petrit Mata ndersa shoku i tyre Dritan Murati mori nje plage me te lehte. Murat Mata nderroi jete menjehere sapo mberriti ne spital ndersa Petrit Mata mesohet se ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Dritan Murati sipas policise pas mjekimit te marre la spitalin dhe u mor nga policia per tu pyetur ne lidhje me ngjarjen.