Anëtarët dhe kandidatët për KQZ-në, seancë dëgjimore në komision

Komisioni i ligjeve nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Deputetët e PS-së në komision kanë kërkuar seancë dëgjimore për anëtarët e KQZ-së por edhe për kandidatët për kreun e këtij institucioni.
“Të gjithë anëtarët e komisionit qëndror të zgjedhjeve dhe kandidatët për kryetar duhet të kalojnë në seancë dëgjimore për të parë nëse plotësojnë kriteret” theksoi deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj.
Kërkesa është pranuar edhe nga kreu i komisionit të ligjeve, Ilir Rusmajli i cili ka theksuar se çdo anëtar i komisionit do të ketë vetëm një pyetje për kandidatët pasi duhet llogaritur edhe koha.