E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi apel politikës: Gjeni konsensus për plotësimin e kritereve

Për të disajtën herë, Bashkimi Europian i bën thirrje palëve politikë në Shqipëri të arrijnë konsensus për plotësimin e kritereve të kërkuara për integrimin e vendit.
 

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka ftuar politikanët shqiptarë të ndjekin rrugën e konsensusit për plotësimin e rekomandimeve duke theksuar se për këtë do të do të kenë edhe mbështetjen e Bashkimit Europian.


Deklarata e ambasadorit të BE-së Ettore Sequi është bërë në qytetin e Elbasanit ku ka marrë pjesë në përurimin e një qendre paraburgimi ku ka vlerësuar edhe Ministrinë e drejtësisë për reformën në drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›