E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e PS-së në Kukës e presin Edi Ramën me protestë

12-03-2013 / Gazeta 55

“Jemi për votën e lirë. Jemi kundër emërimeve që ai ka bërë me kryesinë e Kukësit. Çdo kandidat duhet të përballet me votën e lirë”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është pritur më protesta gjatë vizitës së tij elektorale në qytetin e Kukësit. 
Teksa pritej të niste takimi elektoral ku do shpalosej edhe programi "Për një Rilindje Shqiptare", një pjesë e anëtarëve të PS-së në Kukës kanë protestuar pasa se kryesocialisti Rama të futej në sallën ku pritej të mbahej edhe takimi.  Socialistët e Kukësit janë shprehur se janë kundër emërimeve që Rama ka bërë në kryesinë e PS në Kukës.
“Jemi për votën e lirë. Jemi kundër emërimeve që ai ka bërë me kryesinë e Kukësit. Çdo kandidat duhet të përballet me votën e lirë”, janë shprehur socialistët e Kukësit. 
Reagimi i anëtarëve të Partisë Socialiste në Kukës vjen pas kritikave që deputeti Asllan Dogjani i ka bërë kreut të partisë Edi Rama si dhe pas prezantimit të juristit Vexhi Muçmata si kandidat për deputet për Qarkun e Kukësit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›