Edi Rama nuk ndryshon nga Elvis Rroshi
Ka me dhjetëra prova se Edi Rama i zgjedh bashkëpunëtorët nga kontingjenti i krimit apo nga pengmarrje të natyrës financiare. Por Elvis Roshi është rasti i përkryer për të rrëfyer si e përdhos ligjin aradha e 99-shave. Bllokimi i rrugëve me greva urie, sulmi i armatosur mbi kryeministri me 21 janar apo agresioni ndaj gazetareve duke i quajtur “prostituta mediatike” janë thjesht shfaqje të një profili më të lartë, por që s’dallojnë fare nga rrugaçëria e Elvis Rroshit në stadiumin e Kavajës
“Më thuaj me kë rri të të them kush je”.
Është kjo një fjalë e urtë popullore që shpjegon ashiqare marrëdhënien e çuditshme dhe të rrezikshme të Edi Ramës me Elvis Rroshin. Është e çuditshme sepse kryetari i PS Edi Rama është investuar personalisht në ngritjen publike të Elvis Rroshit. Dhe është po aq e rrezikshme futja nga dritarja e politikës dhe jo nga dera e kontributeve dhe vlerave të njerëzve me probleme me ligjin dhe moralin qytetar. Në fakt, kur shikon gjestikulacionin dhe dëgjon ligjërimin e varfër të kryetarëve të Bashkisë Gramsh, Dritan Bici dhe atij të Kavajës Elvis Rroshi, që u bënë së fundmi protagonistë të dhunës në futboll dhe sjelljen e tyre ndaj policisë së Shtetit kupton të gjitha elementet për të thënë se ata nuk ndryshojnë shumë nga kreu i PS.
Edi Rama ashtu si Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi synuan të shfajësohen publikisht duke thënë se kjo është një ngjarje e inskenuar politikisht.
Po ç’hyn këtu “inskenimi politik”?
Një qytetar, qofte ai dhe kryetar bashkie, nëse në mënyrë flagrante futet në dhomat e zhveshjes se një skuadre futbolli dhe kërcënon me jetë futbollistët e godite me dhunë trajnerin e skuadrës rivale, nëse për të ka një kallëzim penal policia do të bëjë detyrën e saj e ta mare atë në pyetje. Por me këtë sjellje jo fort te ndershme kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi kërkon që nga dhunues të dalë viktimë i një komploti. Është qesharake kapja pas fijes së barit për të dalë të pastër nga një ngjarje e pistë.
Gjithashtu kur mendon se para disa ditësh kryetari i Partisë Socialiste kërkonte me fjalë shtet ligjor, autoritet të policisë së Shtetit, ndërsa me vepra janë të përzgjedhurit socialistë të Edi Ramës protagonistë të shkeljes së ligjit dhe normave minimale të qytetarisë.
Megjithatë duhet thënë edhe një herë se Edi Rama nuk ndryshon shumë nga Elvis Roshi dhe shumë të fortë të tjerë në PS.
Kjo është opozita që pretendon se do të vijë në pushtet me 23 qershor.
Me dhunë kërkojnë të bëhen kryeministra siç ishte përpjekja e 21 janarit.
Me dhunë duan të fitojnë ndeshjet siç ndodhi në Gramsh dhe Kavajë.
Edi Rama e mbrojti Elvis Rroshin edhe kur ky kërcënoi kryetaren e FRESH, Elisa Spiropali, në një hotel të Kavajës.
Edi Rama e mbrojti Elvis Rroshin edhe kur ky dramatizoi “shtatzëninë e rreme” të dashnores së tij, Griselda. Madje, u nis nga Tirana për në Kavajë për të ditur më shumë për tragjikomedinë e dashnores së Elvisit, ndërsa Erjon Veliaj dërgonte e-mail-e në adresë të kancelarive të Brukselit dhe Uashington duke akuzuar kryeministrin Berisha se kishte gisht në një “grabitje” të foshnjës në bark të Griseldës.
Sidoqoftë për asnjë moment nuk duhet të harrojmë se Elvis Rroshi ishte “prurja e re” e Edi Ramës në 2011. Dhe Elvis Roshi i dhuroi Edi Ramës blerjen e re të PS, Parid Carën, të cilit iu dedikua edhe goli i ekipit të Kavajës me shfaqjen e një bluze të posaçme, “Parid Cara Gol” në ndeshjen me ekipin e Tiranës.
Kësisoj qarku i shkurtër Edi Rama dhe të “fortë lagjesh” me një të kaluar të dyshimtë do të prodhojë moralin e rilindjes nëpërmjet shthurjes së moralit publik.