Angela Merkel është gruaja më e fuqishme në botë

Kancelarka Angela Merkel duke gëzuar për fitoren e Gjermanisë gjate kampionatit Euro 2012
Angela Merkel është gruaja më e fuqishme në botë. Është revista amerikane Forbes e cila e ka vendosur kancelaren gjermane në krye të listës së grave më të fuqishme në botë. Kjo është hera e dytë radhazi. Merkel pasohet nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe në vendin e tretë është presidentja e Brazilit, Dilma Rousef.
Lista prej 100 emrash përbëhet nga gra të përfshira në politikë, teknologji, organizata jofitmiprurëse dhe fusha të tjera. Rënditja është bërë në bazë të ndikimit, pasurisë që kanë dhe prezencën në media.
Këto gra të fuqishme ushtrojnë ndikim në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme, ka thënë Moira Forbes, presidente e Forbes Ëoman.
Në pesëshen e parë, Melinda Gejts, bashkëudhëheqëse e Fondacionit Bill & Melinda Gates, dhe Xhill Abramson, kryeredaktore e gazetës në Neë York Times.