E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitou: Procesi i njohjeve dëshpërues

Ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou edhe pse ka shprehur zhgënjimin për ngecjen e procesit të njohjeve, ka theksuar se dialogu i paralajmëruar politik me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në procesin e njohjeve.

“Procesi i njohjeve ka qenë proces zhgënjyes për këto katër vjet, sepse nuk ka qenë aq i shpejt sa ka mundur të jetë. Kosovën shumë vende, përfshirë edhe Francën e ndihmojnë në këtë proces. Ajo që është me rëndësi për procesin e njohjeve, është stabilizimi i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Atë ditë kur marrëdhëniet me BE-në të jenë më stabile dhe më të institucionalizuara, atëherë për vendet e tjera do të jetë më e lehtë njohja e Kosovës”, ka thënë Fitou për “Radio Dukagjinin”.

Ambasadori francez nuk e sheh si kërcënim për procesin e njohjeve dialogun politik të paralajmëruar me Serbinë.

Sipas tij, ky proces është tërësisht i ndarë dhe njëri nuk mund të ketë ndikim tek tjetri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›