E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel kujton se ne jemi në punë

Share

Në këto kohëra të vështira për Europën, disa tifozë irlandezë kanë menduar të ngrenë pak humorin. Rrugës për në Europianin e Futbollit, ku ata do mbështesin skuadrën e tyre, kanë shpalosur një flamur ku shkruanin Angela Merkel kujton se ne jemi në punë. Në fakt të rinjtë thonë se nuk është një mesazh politik, por është thjesht një shaka. Ata shpresojnë se shprehja Mos i trego Merkelit do bëhet trend në internet.

Zyra e kancelares gjermane, e kontaktuar nga BBC, nuk ka komentuar. Natyrisht është shumë e zënë me punë. Të shpëtosh Europën nuk është pak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›