Pamjet FANTASTIKE nga godina më e lartë në Europë
Share
Pas një muaji atë do e inaugurojë vetë kryeministri i Katarit, shtetit të vogël arab. Por jo, nuk ndodhet në Katar, ndodhet në Londër dhe është godina më e lartë në Bashkimin Europian. E quajnë The Shard, një nickname që po preferohet shumë. Me fjalë të tjera, një cifël xhami. Në ditë të kthjellëta ofron pamjen më spektakolare të Londrës, natyrisht përveç helikopterit. Pas rreth një viti gjithkush mund të hipë dhe të shijojë këtë panorama që Daily Mail e sjell për lexuesit e saj që tani.






