Angelia Jolie tregon trupin pas operacionit
Ajo me trimëri deklaroi në muajin maj se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e gjoksit, përmes metodës që në gjuhën mjekësore njihet si masektomi.

Dhe Angelina Jolie deklaroi në artikullin e New York Times se pas operacionit për parandalimin e kancerit ndihej më pak grua.

Por ylli i kinematografisë mrekullisht ka fituar besimin tek vetja dhe gjatë një udhëtimi në Haëaii ka treguar format e saj trupore.

38-vjeçarja dukej mjaft bukur me një kanatiere të zez dhe një palë pantallona të përshtatura mjaft mirë me të.

E vetmja shenjë e operacionit të fundit të saj ishin vetëm disa shenja të vogla afër sqetullës. Shenja këto të bëra ndoshta gjatë operacionit plastik për vendosjen e gjoksit.

Angelina është parë në ishullin e Oahu, duke bërë një shëtitje në pyll me një ekip xhirimi.

Zeshkanja kishte veshur një buzëqeshje mahnitëse duke soditur pejsazhin.
