E Diel, 1 Nëntor 2026

Angelina Jolie ka vetëm edhe tre vite jetë?

 Angelina Jolie, në mënyrë sekrete ka bërë një “listë” të qëllimeve për të realizuar para se të vdesë, shkruan revista amerikane “Globe”.

Aktorja 38-vjeçare, së fundi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (hoqi të dy gjinjtë), për të minimizuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe planifikon të bëjë ndërhyrje shtesë për shkak të rrezikut të lartë për kancer të vezorëve, por ajo ende është e bindur se nuk do të jetojë gjatë.

“Angelina përpiqet ta jetojë jetën në mënyrë maksimale, pasi ajo mendon se nuk ka edhe shumë kohë të mbetur. Ajo do të bëjë gjithçka që mundet për ta zgjatur jetën e saj, por vërtet besoj se ajo nuk do të arrijë as në mes të të katërdhjetave”, ka thënë burimi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›