E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet romantike të ministrit

 Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, përpara marrjes së mandatit ka kaluar disa ditë relaksi në Turqi. Ai ka udhëtuar në plazhet e vendit fqinj nën shoqërinë e bashkëshortes, një bionde shumë simpatike.

Çifti i veshur me të kuqe është fotografuar pranë detit. Ata duken të dashuruar e të lumtur pranë njëri-tjetrit. Bashkëshortja e ministrit ka pozuar edhe në mesin e një "shkuma party", e veshur me shumë stil dhe mjaft në formë.

Urojmë që ministri të ketë mbledhur energjitë e duhura gjatë pushimeve, sepse e pret një vit i gjatë e tejet i angazhuar në krye të ministrisë që sapo ka marrë në dorëzim./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›