Anglezët kundër Nike: Kryqi i Shën Gjergjit ngjan me simbolet

Tifozët e Anglisë kanë qenë kritik me modifikimet e bëra nga Nike kryqit të Shën Gjergjit. Simboli në fjalë është vendosur në fanellën e re të Anglisë dhe sipas Nike është ndodhet aty për të frymëzuar lojtarët pasi të njëjtin simbol kanë mbajtur edhe heronjtë e 1966-ës.
(Flamuri i transgjinorëve)
Siç dihet në atë vit Anglia fitoi titulline vetëm në historinë e saj që prej themelimit. Zërave të tifozëve, të cilët kundërshtojnë modifikimet e bëra nga Nike, u është shtuar edhe ai i Sër Keir Starmer.
(Sër Keir Starmer)
“Unë jam një tifoz futbolli dhe shkoj në të gjitha takimet e Anglisë. Si të meshkujve dhe të femrave. Flamuri ynë përdoret nga të gjithë dhe mendoj se është shumë bashkues, nuk mendoj se ka nevojë që të ndryshohet. Ne jemi krenarë për flamurin tonë. Mendoj se Nike duhet të mendohet mirë dhe të ndryshojë simbolin dhe të kthejë atë siç është në të vërtetë”, tha politikani, i pyetur mbi këtë çështje.