VIDEO- Rama: Bulevardi “Bujar Bishanaku” në Shkodër ndriçohet me LED

Kryeministri Edi Rama ndau të mërkurën në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në Shkodër, duke treguar se vazhdon instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED me kursim energjie në Bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër.
“Vazhdon instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED me kursim energjie me Bulevardin “Bujar Bishanaku”, shkruan Rama.
Bashkia e Shkodrës është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.
Rreth 50 milionë lekë të rinj është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit. Janë 7 km gjatësi rruge, me 56,000 m² sipërfaqe të ndriçuar për Shkodrën e që do të realizohen brenda pak muajsh.
/rtsh.al/