Angli/ Ambasadori i Kosovës Hamiti dorëzon letrat kredenciale
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti dorëzoi letrat kredenciale tek Mbretëresha Elizabeta II, në një ceremoni në Pallatin mbretëror të Buckingham-it. Në një njoftim për shtyp të ambasadës së Kosovës në Londër thuhet se ambasadori Hamiti i përcolli Mbretëreshës Elizabeta II "përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, mirënjohjen e qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në kthesa historike e vendimtare për fatin e popullit dhe shtetit të Kosovës në kapërcyell të shekujve XX-XXI, në luftë dhe paqe."
Nga ana e saj mbretëresha Elizabeta II shfaqi kënaqësinë për lidhjet miqësore e marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve.
Mbretëresha Elizabeta II, siç thuhet në njoftim, ka shprehur kënaqësinë për përparimet që ka bërë Kosova gjatë kësaj kohe si shtete i pavarur duke uruar për prosperitetin e popullit të Kosovës në epokën e tij të re.