E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klima/ "Viti 2009", viti i pestë më i nxehtë

"Viti 2009 mund të jetë i pesti vit më i nxehtë deri më sot mbi Tokë, ndërkohë që dekada e fundit mund të jetë më e nxehta që kur një gjë e tillë ka nisur të matet". Kjo ka qenë deklarata e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, dhënë ditën e martë. "Shumë gjëra janë thënë mbi temperaturën, por dekada e fundit, nga viti 2000 deri më 2009, është për t'u shënuar si dekada më e nxehtë që është regjistruar", u shpreh Majkëll Xherraud, kreu i Organizatës Botërore të Meteorologjisë. "Ne vlerësojmë se me aq sa dimë, 2009-a është viti i pestë më i nxehtë që është regjistruar, që nga viti 1850. Ka qenë thatësira më e keqe e pesë dekadave të fundit, që ka prekur miliona persona në Kinë. Një sezon i varfër shirash në Indi që ka shkaktuar thatësira të mëdha dhe sasitë e pakta të ushqimeve që lidhen me thatësirat në Kenia. Të gjitha këto kanë ndikuar në të gjithë këtë situatë", tha Xherraud për gazetarët. Ai gjithashtu nxori në pah përmbytje të mëdha, përfshirë një që theu rekordin 90-vjeçar në Burkina Faso. Ky vit që po mbaron ka shënuar sasinë e tretë më të paktë nga radha të akujve në detin Arktik. Viti i rekordit me temperaturat më të larta, 1998-a, rastisi me fenomenin e fuqishëm El Ninjo dhe një El Ninjo i ri u zhvillua këtë vit. Organizata Botërore e Meteorologjisë përdor kërkime nga Njësia Kerkimore për Klimën në Universitetin e Britanisë në Anglinë Lindore, si dhe dy burime amerikane për analizat e temperaturave. Në Kopenhagen, aty ku përfaqësuesit e 192 vendeve janë mbledhur për bisedimet më të mëdha në histori për klimën, temperaturat jashtë ndërtesës janë të buta. Një instalacion artistik akulli, me një skelet ariu polar të bërë prej bronzi, është gati të shkrijë dhe të nxjerrë në pah kockat e ariut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›