E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli. Nga pornografia deputete ne Parlament

Ka edhe keshtu. Nje drejtoreshe filmash pornosh tashme kandidon per deputete ne Parlament. Anna Arowsmith e cila ka qene fituese dy here e cmimit si drejtore filmash per te rritur tashme po pergatitet per fushaten zgjedhore ne Gravesham Kent ne Britanine e Madhe. Lideri i Partise liberaldemokrate Nick Clegg duke perdorur shprehje figurative thote se puna e saj nuk ishte tamam filxhani i tij i cajit por e vlereson ate qe nuk u be nje leter bixhozi nga politikanet e eestminister.

Ai tha per GMTV se ishte e rendesishme qe njerezit si Arowsmith qe kujdesen per mjedisin rreth tyre te perfshihen ne politike. Kur u konfirmua zgjedhja e saj ne kandidim Anna Arowsmith shkruante ne profilin e saj ne Twitter Nga pornografia ne Parlament ketu kam ardhur. Anna eshte nominuar si drejtore me e mire ne 2008 dhe 2009 ne Cmimet e Filmave per te Rritur dhe Televiziv dhe tashme drejton nje kompani Easy on the Eye. 38-vjecarja ka perfunduar master per filozofi. Ajo vendosi te kandidoje si nje reagim ndaj skandalit per shpenzimet dhe mungeses se grave ne Parlament.

Nese njerezit nuk e dine se cfare bej une per te jetuar atehere ata nuk do ta dine kurre. Drejtuesit e partise politike lokale dhe banoret e vendit qe kam takuar deri tani e kane pare qe une jam mjaft e perkushtuar pas punes sime. Une nuk po bej fushate ne emer te industrise sime te vjeter. Une bej fushate ne emer te njerezve te Gravesham-it. Kur njerezit te me shohin mua ata do te kuptojne se une perdor projekte menaxhimi dhe drejtimi per te arritur ndryshime me shume se sa premtime tha Ann.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›