E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje shtepia goditet 6 here nga meteoret

Shtepia e nje 50-vjecari ne Bosnje eshte goditur gjashte here nga meteoret dhe i zoti i shtepise dyshon se alienet e kane shenjestruar. Radivoje Lajic thote se eshte e pabesueshme qe shtepia e tij ne fshatin verior te Gornji Lajici te goditet gjashte here nga meteoret. Une jam i qarte se jam ne shenjester te jashtetokesoreve. Nuk e di se cfare mund tu kem bere atyre por nuk ka shpjegim tjeter qe te kete kuptin tregon per the Sun pronari i shtepise.

Shansi per tu goditur nga nje meteor eshte shume i vogel dhe te goditesh gjashte here duket si e qellimshme. Nese ju e perjashtoni te jete e mundur atehere e pamundura eshte e vertete thote ai. Meteori i pare goditi shtepine e tij ne nentor 2007 dhe qe atehere meteori ka goditur ne shtepine e tij nje here ne vit ne 4 vitet e fundit madje edhe kur bie rrebesh i forte shiu. Per te mbrojtur veten Lajic ka vendosur nje trar prej hekuri ne catine e shtepise.

Ekspertet e Universitetit te Beogradit kane analizuar shkembinjte dhe kane konfirmuar se ato jane meteorite dhe tashme po investigojne per fushe magnetike arsye e cila sipas tyre terheq meteoritet ne kete zone.

Megjithate keto meteorite na kane sjell edhe kenaqesi ne familjen time pasi ne kemi takuar njerez te ndryshem nga e gjithe bota qe jane te interesuara per kete. Kam pasur shume vizitore dhe mendoj te ndertoj nje muze te vogel ne kopesht. Por une nuk i kam te gjitha meteoritet. Nje ia kam shitur Universitetit te Hollandes dhe me ato leke bleva catine prej hekuri perfundon ai.

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›