Angli, Pas Robinson edhe Brown i jep fund karrierës
LONDER- Mbrojtësi i Manchester United, Wes Brown i jep fund karrierës ndërkombëtare. Vendimi është dhënë të dielën disa ore pasi portieri i Blackburn, Paul Robinson, mori të njëjtin vendim, duke u tërhequr nga ekipi i Anglisë. Lajmi është konfirmuar nga Federata Angleze.
Brown, i cili nuk është thirrur nga trajneri Fabio Capello në ekipin që do të luajë miqësoren me Hungarinë të mërkurën në stadiumin Wembley, ia bëri këtë gjë te ditur personalisht trajnerit.
Wes Broën, 23 seleksione, e ka nisur karrierën ndërkombëtare në 1999 ndaj Hungarise. I grumbulluar nga trajneri Sven-Goran Eriksson për Botërorin 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni, ai luajti veçse një ndeshje. Pas dëmtimit të pësuar, ai nuk u grumbullua për në Botërorin 2010.
(s.g/atsh/ balkanWeb)