Angli, arrestohen shtatë marinsa

Shtatë marinas janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për vrasje në Afganistan.
Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe tha se incidenti nuk kishte përfshirë civilë, por kishte të bënte me një kryengritës.
Ministria njoftoi se shtatë persona u arrestuan mbrëmë nga Policia Ushtarake Mbretërore.
Bëhet e ditur se në lidhje me hetimet me ngjarjen do të ngarkohet një trupë ushtarake gjyqësore.