E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, del me karton te kuq 3 sekonda pas startit

Qe prej dites se djeshme, primatin e kartonit te kuq te marre me shpejt ne nje ndeshje e mban lojtari anglez i skuadres Chippenham Town, i cili u ndeshkua me karton te kuq vetem 3 minuta pasi arbitri sinjalizoi startin e takimit kunder Bashley.

David Pratt ka hyre ne librin e historise se futbollit. Qe prej dites se djeshme, primatin e kartonit te kuq te marre me shpejt ne nje ndeshje e mban lojtari anglez i skuadres Chippenham Town, i cili u ndeshkua me karton te kuq vetem 3 minuta pasi arbitri sinjalizoi startin e takimit kunder Bashley.

Shkak i marrjes se kartonit eshte bere nje nderhyrje e rende ndaj kundershtarit Chris Knowles. Ky rekord do te jete gati i pathyeshem per cdo lojtar tjeter edhe pse vete lojtari deklaroi se arbitri u nxitua ne kete vendim.

“Nese arbitri mori nje vendim, nuk mund te bej asgje tjeter vecse ta pranoj. Nuk jam shume krenar per rekordin e vendosur”, u shpreh Pratt.

Sipas gazetave britanike, rekordin e vjeter e mbante italiani Giuseppe Lorenzo i Bologna-s ne vitin 1990, i cili u dergua ne dhomat e zhveshjes vetem 10 sekonda pas fillimit te takimit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›