Argjentina, Maradona i hap deren te riut Zarate

Behet fjale per sulmuesin e Lazio-s, Mauro Zarate, i cili u huazua kete vere nga skuadra e Serie A dhe tregoi se ka talentin per t’u bere nje lojtar i madh ne te ardhmen. Kjo nuk i ka shpetuar trajnerit te bardhekalterve, Diego Armando Maradona, i cili e perfshin ne planet e tij 21 vjecarin qe ka shenuar 8 gola ne kampionat dhe ka ndihmuar skuadren ne disa fitore te rendesishme.
“Duhet ta dije se fanela e kombetares eshte gjeja me e rendesishme ne bote”, deklaron Maradona, qe i dergon nje mesazh te qarte sulmuesit te ri. Zarate u huazua kete vere nga presidenti i Lazio-s, Lottito dhe menjehere ra ne sy per aftesite e medha qe ai shfaqi ne repartin e sulmit por edhe ne mesfushe.
Menjehere pasi pushtoi faqet e para te gazetave sportive, shume skuadra u hodhen ne sulm per ta blere, por deri ne keto momente nga te dyja palet ka ardhur konfirmimi se Zarate nuk do levize nga Lazio.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code