E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, një person i armatosur vret 12 persona



12 persona kanë mbetur të vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga një person i armatosur, i cili qëlloi me armë zjarri në mes të turmës në perëndim të Kumbrias, në Angli. Një trup që mendohet se i përket autorit të krimit, taksistit 52 vjeçar Derrick Bird, është gjetur pak momente pas të shtënave nga policia në qytezën e Butit. Vrasjet e para ndodhën në Uajthevën, kur Bird qëlloi për herë të parë para se të largohej për në jug, për të qëlluar sërish. Një dëshmitar tha për BBC se 52 vjecari hapi zjarr duke nxjerrë armën tek dritarja e makinës së tij, e cila ishte në lëvizje. Gjithashtu shefi i policisë së Kumbria-s tha : "Jemi ende shpejt në hetim dhe nuk mund të kuptojmë motivin pas këtij veprimi për të ditur nëse ishte veprim i paramenduar apo sulm i rastësishëm. Ne po punojmë shumë me familjet e viktimave dhe tani fokusi është grumbullimi i sa më shumë fakteve për të krijuar një pasqyrë të saktë të asaj që ndodhi këtë mëngjes".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›