E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet fëmija i humbur



Eshtë gjetur në orët e vona të mbrëmjes 14 vjeçari i zhdukur që nga data 26 maj e këtij viti. Sipas uniformave blu, Leonard Lena u gjet në një lagje të Durrësit. Zhdukja e tij u denoncua në polici nga familjarët të cilët apeluan edhe në media për ndihmë në gjetjen e djalit të tyre. Burimet policore njoftuan gjithashtu se 14 vjeçari është larguar me dëshirën e tij nga shtëpia dhe se kjo nuk ishte hera e tij e parë që ndërmerrte këtë veprim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›