E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli pranga trurit te sulmeve informatike

Një 19-vjecar është arrestuar në Uikford të Anglisë pasi dyshohet si truri i një serie sulmesh informatike në faqet e institucioneve shtetërore vendase.

Ditën e hënë, agjencia britanike kundër krimit të organizuar, SOCA, u detyrua të fikte faqen e saj të internetit pasi u sulmua nga hakersat e Lulz Security.

Scotland Yard nuk ka konfirmuar se arrestimi lidhet me këtë sulm, por ka nënvizuar se ai u krye pas një seri sulmesh informatike.

Sipas drejtuesve të policisë londineze, operacioni i ditës së sotme ishte planifikuar nga agjentë të policisë dhe të shërbimeve sekrete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›