Gara për kreun e FMN-së, në fazën vendimtare

Gara për postin e shefit të FMN-së ka hyrë në fazën vendimtare. Sipas mediave ndërkombëtare Organizata në Uashington bëri të ditur se të dy kandidatët, guvernatori i bankës qendrore të Meksikës Augustin Carstens dhe ministrja franceze e Financave Christine Lagarde, janë ftuar këtë javë për bisedime prezantuese.
Mësohet se të martën e ardhshme do të mblidhet këshilli i drejtorëve të FMN-së dhe do të marrë vendim deri të enjten.
Ndërkohë ish kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn dha dorëheqjen nga posti pas akuzave për ngacmim seksual.