Angli, shtresat e pasura në radhët e plaçkitësve

Por të dhënat e fundi dëshmojnë se në radhët e grabitësve është edhe vajza e një milioneri britanik, një studente e shkollës së baletit, një student i shkollës së muzikës, apo edhe agjentë të pasurive të patundshme, të cilët i përkasin shtresës që i ka xhepat e ngrohtë, raporton “Blic”.
Lora Xhonson, vajza e milionerit Robert Xhonson, akuzohet se ka grabitur pajisje elektronike në vlerën 5 000 paund. Mes sendeve të grabitura asaj iu gjetën edhe televizor “Toshiba”, mikrovalë dhe telefona celularë. Të gjitha sendet e sipërpërmendura janë gjetur në makinën e saj, pas plaçkitjes që pësoi qendra tregtare “Comet”, në juglindje të Londrës. Sa i takon Lorës, ajo duhet të mbajë me vetë një byzylyk elektronik (identifikues) dhe nuk mund të dalë nga shtëpia nga ora 19:00 deri në orën 06:00. Çështja e saj është lënë për t’u gjykuar në datën 21 shtator. I ati i Lorës, Roberti, është një biznesmen i njohur britanik që ka punuar si drejtues në disa kompani me emër, përfshirë këtu edhe “Daily Sport” dhe “Sunday Sport”(2007).
Stefan Hoil (19 vjeç), ishte në gjendje të dehur në çastin që u kap nga forcat policore të Mançesterit, pasi kishte grabitur një violinë. Kur policia e ndaloi, ai filloi të belbëzonte: “Gjithë jetën kam ëndërruar çastin fatlum të mësoja të luaja në mënyrë virtuoze në violinë”. Gjykatësi i çështjes së tij raportohet të jetë shprehur: “ǒfatkeqësi e madhe të hedhësh në kosh të plehrave një talent të tillë”! Hoil u kap nga forcat policore që kishin rrethuar një grup të rinjsh, kur e dalluan që ai mbante në dorë një violinë, ndërkohë që pak kohë më parë ishte plaçkitur një dyqan veglash muzikore. Ai u përpoq t’ia mbathte, por kur forcat e policisë e kapën, u shpreh: “I kuptoj arsyet e zemëratës së njerëzve, ju jeni tamam nazistë”.
Agjenti i pasurive të patundshme, Gasam Oyeh (22 vjeç), është kapur në flagrancë duke u përpjekur të grabisë kompjuterë të firmës “PC WORLD”. Ai u ndalua bashkë me Safron Armstrongun (21 vjeç) dhe Kair Louson (po 21 vjeç).
Një balerinë e hirshme u ndalua nga forcat policore pasi kishte vjedhur dy televizorë me ekran të sheshtë në një qendër tregtare, ky dëmet e shkaktuara përllogariten në 190 000 paund. Balerina 17-vjeçare që studionte balet qysh prej shtatë vitesh e që dëshironte të bëhej profesoreshë, u dorëzua vetë te policia pasi pa fotografinë e saj në faqet e shtypit. Ajo ishte pjesë e një grupi vajzash e grash të maskuara që bastisën pikën e shitjes “Richer Sounds”.
Testuesi i shijes së ushqimeve organike, F.Tomas dhe vëllai i tij u kapën në flagrancë në restorantin “Nando”, në pjesën jugore të Londrës, duke vjedhur një laptop. Ata pretenduan pafajësinë, por tashmë mbahen si të ndaluar në qeli. /Start-Zamir Gjurgji/
2011-08-12 17:12