E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS e OKB mblidhet më 29 gusht, do diskutohet dhe për Kosovën

NJU JORK- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më 29 gusht, për të diskutuar dhe për situatën në Kosovë. Kështu bën të ditur radio serbe, B92 duke iu referuar misionit indian në OKB.

Do të jetë një session i zakonshëm i Këshillit të Sigurimit, i cili do të marrë në konsideratë raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, si dhe do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës.

Sesioni ishte caktuar për tu zhvilluar më 24 gusht, por u shty për disa ditë, informon misioni idian. Serbia kërkoi mbledhjen urgjente të OKB-së, menjëherë pas 25 korrikut, kur policia e Kosovës mori kontrollin e pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakës në veri, por kërkesa e saj nuk u pranua.

Ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç deklaroi pak ditë më parë se sesioni i OKB-së do të ishte moment i së vërtetës ku do të bëhej i qartë qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të qeverisë së Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›