E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli studentet serish ne protesta

Kane marre serish kthese te dhunshme protestat studentore ne Londer kunder propozimit te qeverise per rritjen e tarifave te regjistrimit ne universitete.

Tre punonjes te Ministrise se Arsimit kane dhene deri me tani doreheqjen per shkak te kesaj ceshtjeje te konsideruar nje nga sprovat me te medha per koalicionin ne pushtet.

Perleshjet me te ashpra mes te rinjve dhe policise ishin ato perpara nderteses se parlamentit. 6 agjente policie kane mbetur te plagosur.

Me nje diference prej 21 votash ligjvenesit britanike miratuan propozimet e qeverise per rritjen e takses se regjistrimit ne universitet.

Ne momentin qe u mesua lajmi i aprovimit plasi revolta e studenteve qe po prisnin ne shesh ndersa episodet e dhunes nuk kishin munguar edhe me pare gjate dites.

Qeveria pretendon se rritja e tarifave gati ne trefish eshte e pashmangshme ne menyre qe te investohet ne sistemin universitar.

Te rinjte sulmuan edhe makinen e princit Charles duke i thyer njerin nga xhamat por as ai vete e as bashkeshortja Kamila nuk pesuan gje.

Kryeqyteti britanik thone mediat vendase eshte kthyer ne nje shesh te vertete beteje. Kjo eshte vetem e fundit e nje vargu protestash kunder planit qe do ta beje pagesen vjetore rreth 14 mije dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›