Senati amerikan shtyn votimin e nje projektligji te imigracionit

Senati amerikan ka shtyre votimin e nje projektligji per imigrantet ne menyre qe te shqyrtoje me vone nje version qe tashme eshte miratuar ne Dhomen e Perfaqesuesve.
I ashtuquajturi DREAM Act projekti do tu jepte imigranteve te rinj ne moshe qe kane ardhur ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara shansin per tu bere shtetas.
Nuk eshte e qarte nese demokratet kane votat e nevojshme per te penguar procedurat qe republikanet mund te perdorin per te bllokuar shqyrtimin e ligjit.
Presidenti Obama nxorri nje deklarate ku vlereson veprimin e ndermarre nga Dhoma e Perfaqesuesve dhe duke e cilesuar ate si gjene e duhur per Ameriken. Ai tha se projektligji do te korrigjonte nje gabim ne sistemin e imigracionit te vendit qe denon te rinjte qe jane rritur ne Shtetet e Bashkuara dhe kane dhene kontributin e tyre ne komunitet.
Projektligji do tu jepte imigranteve te paligjshem qe kane ardhur ne Shtetet e Bashkuara nen moshen 16 vjecare mundesine per te fituar status ligjor dhe qytetarine amerikane duke shkuar ne kolegj ose duke sherbyer per dy vjet ne ushtrine amerikane.