E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, te huajt me karta identiteti

Te gjithe shtetasit e huaj qe jetojne dhe punojne ne Angli do te pajisen me karta identiteti. Kjo eshte masa me e re qe po merr Mbreteria e Bashkuar per te mbajtur nen kontroll abuzimet qe kryen me sistemin emigrator, nga shtetasit e huaj. Karta e re do te jete e pajisur me nje cip qe do te permbaje te gjitha te dhenat e mbajtesit te saj, cka mendohet se do te ndaloje perdorimin e identiteteve te rreme. Durim Hatibi, drejtor i zyres se emigracionit ne Ministrine e Punes, ben te ditur se pjese e ketij procesi do te jene edhe shtetasit shqiptare qe jetojne pa dokumente ne Britanine e Madhe. Sipas te dhenave, kryesisht aplikimi i kesaj karte do te eliminoje abuzimin e atyre personave qe kerkojne te fitojne leje qendrimi me ane te lidhjes martesore.

Karta

Kartat e Identitetit te detyrueshme per shtetas nga shtete jo anetare te BE-se, apo qe nuk jane ne Zonen Ekonomike Evropiane do te kushtojne 30 paunde britanike dhe do te jene fillimi i zbatimit te Skemes se re Kombetare te Identitetit. Agjencia e Kufirit MB ka planifikuar leshimin e ketyre kartave per kategori emigrantesh, qe mendohen se duan te abuzojne me sistemin emigrator te ketij vendi, perfshire studente dhe njerez, qe kerkojne leje qendrimi, bazuar ne lidhje martesore. Kjo karte identiteti keshtu, do t'i leshohet te gjithe shtetasve te huaj nga shtete si me siper, qe vizitojne MB dhe deshirojne te qendrojne atje me shume se gjashte muaj, duke nisur nga vitit 2011. Dokumenti i ri, qe ka permasat e nje karte krediti tregon fotografine e mbajtesit, emrin mbiemrin e tij/saj, datelindjen dhe statusin emigrator. Nje "chip" i sigurt elektronik, do te permbaje po keshtu hollesirat biometrike vetjake, perfshire gjurmet e gishterinjve dhe nje imazh dixhital te fytyres.

Parandalimi

Sekretarja e Home Office, Xheki Smith u shpreh se njoftimi per kartat e identitetit "demonstron angazhimin e qeverise per te futur ne zbatim Skemen Kombetare te Identitetit me qellim qe te marrim perfitimet e saj sa me shpejt te jete e mundur". Ajo tha se "kartat e identitetit do te ndihmojne mbrojtjen kunder falsifikimeve te identitetit, punesimit te paligjshem, si dhe ne reduktimin e perdorimit te identiteteve te shumefishta ne krimin e organizuar dhe terrorizem, duke goditur ato, qe kerkojne te abuzojne me qendrimet e besimit, por edhe duke e bere me te lehte qe njerezit te provojne se jane mirefilli ato qe deklarojne se jane. Kjo nderhyrje do te ofroje mbrojtjen e identitetit per shume dhe shume qe qendrojne tek ne ligjerisht, duke dhene ndihmese ne lulezimin e MB-se, njeheresh do te ndihmoje per parandalimin e abuzimeve". Nje koalicion i partive opozitare, sindikatash dhe mbeshtetes te lirive civile, denuan leshimin simbolik te kartave blu dhe te purpurta per shtetasit e huaj, qe jetojne ne MB duke nisur nga muaji nentor. Kritiket e sulmuan projektin si nje shperdorim i rrezikshem i parave, qe do te minonte qindra vite te lirive civile, duke paralajmeruar se shenjestrimi i rezidenteve te huaj mund te shpjere ne diskriminim dhe abuzim. Futja e kartave te identitetit per shtetasit e huaj eshte pjese e Skemes Kombetare te Identitetit dhe do te pasohet nga kartat e para te identitetit per shtetasit britanike, duke shenjestruar punetoret qe punojne ne pozicione dhe vende "sensitive", si p.sh aeroporte, duke nisur nga vitit 2009. Megjithate, tani do te pritet zbatimi i kesaj skeme per te pare efektet qe ajo do te jape ne parandalimin e falsifikimeve te identitetit si dhe punesimit te paligjshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›