Anglia-SHBA 1:1

Një gabim katastrofal i portierit Robert Green, i ka mundësuar futbollistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në takim me reprezentacionin e Anglisë të nxjerrin një pikë, në ndeshjen e parë të grupit C, në Kampionatin Botëror të futbollit në Afrikën Jugore.
Anglezët e nisën siç është më së miri takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt përmes Gerrard. Por, një gabim trashanik i portierit anglez Green në minutën 40-të, i fali një pikë amerikanëve.
Ishte Clint Dempsey, ai që gjuajti fuqishëm nga rreth 20 metra dhe portierit Green i rrëshqiti topi nëpër duar, duke prekur rrjetën.
Deri në fund të takimit anglezët u përpoqën të shënojnë golin e fitores, por pa sukses.
Të dielën në program janë tri ndeshje. Duke filluar nga ora 13.30, në grupin C zhvillohet takimi ndërmjet Algjerisë dhe Sllovenisë. Në ora 16.00, takohen Serbia dhe Gana, ndeshje e vlefshme në kuadër të grupin D. Po në këtë grup, në ora 20.30 takohen Gjermania dhe Australia.