E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anglia nuk fal, “fundos” Serbinë

Pasi konfirmuan pjesëmarrjen në Kupën e Botës gjatë raundit të kaluar, Anglia vazhdoi performancën e saj perfekte në Grupin K me një fitore ndaj Serbisë. Tre Luanët e Tuchel fituan 2-0 në Ëembley dhe u ngjitën në 21 pikë, rezultat i shtatë fitoreve në shtatë ndeshje. Dy gola të bukur nga Saka (28′) dhe Eze (90′) vendosën ndeshjen.

 Rezultati në Londër dënon Serbinë për Kupën e Botës, pasi Shqipëria mundi Andorrën 1-0 dhe siguroi një vend në play off. Një gol nga Kristjan Asllani(67′) u lejon kuqezinjve të ngjiten në 14 pikë, ndërsa Andorra mbetet me një pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›